Flash News

E-TJERA

Gjykata lë në burg vrasësin e 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula

Gjykata lë në burg vrasësin e 22-vjeçares shqiptare,

Gjykata e Romës ka lënë në qeli 23-vjeçarin me origjinë filipinase, Mark Samson, i akuzuar për vrasjen e shqiptares Ilaria Sula.

Seanca për dhënien e masës së sigurisë është zhvilluar në burgun ku ai po mbahet dhe gjyqtarja ka rrëzuar të gjitha pretendimet e të riut.

Samson e ka deklaruar veten në sallën e gjyqit si një i ri që kishte vepruar nga dashuria, duke mos e pritur mirë shkëputjen e lidhjes. Por gjykata vlerësoi se nga mënyra si ai ka vepruar duke kryer krimin dhe më pas duke fshehur gjurmët paraqet rrezikshmëri shoqërore.

Samson deklaroi se krimin e kreu mëngjesin e 26 Marsit, pasi kishte parë mesazhet e një tjetër djali në telefonin e 22-vjeçares dhe më pas ka thënë se trupin e largoi pas 3 orësh dhe se kishte vepruar i vetëm.

Të fundit