Flash News

E-TJERA

Gjykata lehtëson masën për operatorin që i dha motorin turistit që humbi jetën

Gjykata lehtëson masën për operatorin që i dha motorin

Gjykata e Durrësit ka vendosur të lehtësojë masën e sigurisë për Luis Xhumarin, operatorin turistik që i dha mjetin lundrues turistit që humbi jetën në ujërat pranë Shkëmbit të Kavajës.

Nga “arrest me burg”, masa u zbut në “arrest në shtëpi”, e cila do të ekzekutohet në banesën e tij në lagjen Nr.13, në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

Xhumari po hetohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, parashikuar nga neni 289/2 i Kodit Penal, pas ngjarjes tragjike që tronditi opinionin publik.

Të fundit