Flash News

E-TJERA

Gjykata ndryshon masën e arrestit, nxjerr nga qelia mikun e Shullazit

Gjykata ndryshon masën e arrestit, nxjerr nga qelia mikun e Shullazit

GJKKO ka ndryshuar masën e arrestit për Kid Koshenën, të riun i cili ra në prangat e Policisë më 24 nëntor të vitit të kaluar.

Në automjetin me të cilin ai bashkë me tre të tjerë udhëtonte u gjet armë zjarri, kallashnikov.

Nga “arrest me burg”, Gjykata ka dhënë masën “detyrim paraqitje” për 28-vjeçarin i cili më herët ka qenë i dënuar për plagosje.

Kid Koshena nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare pasi në vitin 2016  ka plagosur një person, siç u fol në atë kohë, për borxhin që viktima i kishte Emiliano Shullazit.

Koshena i njohur si mik i Shullazit plagosi 21-vjeçarin me thikë për shkak të borxhit të pakthyer.

Të fundit