Flash News

E-TJERA

Gjykata nuk e njeh Bashën, Gjata: Ajo pjesë që e konsideronte veten PD, ra

Gjykata nuk e njeh Bashën, Gjata: Ajo pjesë që e konsideronte

Përfaqësuesit e PD-së së Berishës dhe asaj të Bashës kanë reaguar për mediat pasi Gjykata e Tiranës vendosi sot pezullimin e çështjes për shqyrtimin e kërkesës së Lulzim Bashës për miratimin e Kuvendit Kombëtar të 2 Shtatorit, duke pranuar kërkesën e grupit të deputetëve të drejtuar nga Gazment Bardhi.

Çlirim Gjata deklaroi se ajo pjesë që e konsideronte veten PD, tashmë ka rënë.

Derisa ata erdhën dhe kërkuan pezullimin, atë që kërkuam edhe ne, dmth që nuk duan të regjistrojnë në gjykatë ndryshimet që kemi bërë së fundmi.

Duhet të shqyrtohet ajo dhe shpejt që është kërkuar dorëheqje e Bashës të regjistrohet në gjykatë.

Praktikisht ajo pjesë që e konsideron veten PD ka rënë. Është ajo që kam thënë që në fillim, të gjithë po vijnë tek ne. Edhe me kërkesën e fundit. Erdhën tek ne sic po vijnë të gjithë tek PD reale, atje ku është shumica”, tha Gjata.

Ndërkohë, nga ana tjetër, përfaqësuesi ligjor i Lulzim Bashës, Indrit Sefa deklaroi se vendimi i sotëm nuk sjell asnjë lloj problematike në organizmin e brendshëm të Partisë Demokratike.

‘Ne do të vijojë të funksionojë në bazë të statutit të 2 shtatorit’, deklaroi ai për mediat.

Kurse, përfaqësuesi i ankimimit të bërë nga Gazment Bardhit, Marash Logu, deklaroi pas përfundimit të seancës se, përmes këtij vendimi, Gjykata e Tiranës vendosi të lërë të mbyllur mundësinë që Basha, të bëhej kreu i Grupit Parlamentar të PD-së.

Tashmë do të pritet gjyqi për kërkesën e 7 deputetëve të PD-së, që kërkojnë të hiqet emri i Lulzim Bashës nga regjistri i partive pasi ka dhënë dorëheqjen.

Të fundit