Flash News

E-TJERA

Gjykata pranon kërkesën FSHF-së, pezullohen asambletë e paligjshme të KOKSH-it

Gjykata pranon kërkesën FSHF-së, pezullohen asambletë e
Foto ilustruese

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Federatës Shqiptare të Futbollit, duke pezulluar dy asamble e jashtëzakonshme të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar pasi janë thirrur në mënyrë të paligjshme.

Në vendimin e marrë sot nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Tiranës është vendosur “pranimi i kërkesës së FSHF për pezullimin e asamblesë së përgjithshme statutore të KOKSH të datës 13.12.2020 dhe asamblesë së përgjithshme zgjedhore të KOKSH të datës 23.12.2020”.

Federata Shqiptare e Futbollit e kishte paralajmëruar ndjekjen në mënyrë ligjore të problematikave të konstatuara gjatë këtij procesi dhe iu drejtua gjykatës me një kërkesë rreth dy javë më parë. Pasi u shqyrtua kjo kërkesë, gjykata i dha të drejtë gjetjeve të FSHF-së, duke nxjerrë në pah paligjshmërinë në thirrjen e dy asambleve të jashtëzakonshme.

 

Të fundit