Flash News

E-TJERA

Gjykata shpall të paligjshëm arrestimin e 4 protestuesve, urdhëron lirimin

Gjykata shpall të paligjshëm arrestimin e 4 protestuesve,

Gjykata Penale liroi sot 4 qytetarët e arrestuar gjatë protestës së opozitës, së mbajtur më 22 dhjetor para Kryeministrisë.

Gjykata në vendimin e saj arsyeton se ka konstatuar paligjshmërinë e arrestimit të katër protestuesve të ndaluar gjatë protestës së opozitës më 22 dhjetor.

Në vendimin e shpallur, gjykata vendosi gjithashtu rrëzimin e kërkesës së prokurorisë për caktimin e masës së sigurimit ndaj katër qytetarëve.

“Gjykata vendosi: 1. Konstatimin e paligjshmerise se arrestimit te kater protestuesve. 2. Urdherimin e lirimit te menjehershem te tyre. 3. Rrezimin e kerkeses per vendosje mase sigurimi”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Të fundit