Flash News

E-TJERA

Gjykata shpall vendimin për Bardh Spahinë, dënohet me 100 mijë lekë gjobë

Gjykata shpall vendimin për Bardh Spahinë, dënohet me 100

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës dhe deputeti aktual demokrat, Bardh Spahia, është dënuar nga Gjykata e Posaçme (GJKKO) me 100 mijë lekë gjobë. Ai u shpall fajtor për veprën penale “pengim i ekzekutimit të vendimit gjyqësor”, pasi refuzoi të zbatonte një urdhër për rikthimin në detyrë të drejtorit të Ujësjellës Kanalizimeve Shkodër.

Ngjarja daton në vitin 2022, kur Spahia, në cilësinë e kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme të Ujësjellës Kanalizimeve, shkarkoi nga detyra administratorin Mark Molla, duke emëruar në vend të tij Arvit Bushatin, një anëtar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Pas ankimimit nga Molla, gjykata urdhëroi pezullimin e vendimit të shkarkimit deri në një vendim të formës së prerë. Sipas Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Spahia ishte në dijeni të këtij vendimi, por në vend që ta zbatonte, ai nxori tre vendime të reja disa ditë më vonë, duke shkarkuar sërish Mollën dhe duke riemëruar Bushatin në të njëjtin post.

Në përfundim të gjykimit, GJKKO vendosi gjobën prej 100 mijë lekësh, një masë më e ulët se kërkesa e SPAK, që ishte 700 mijë lekë.

Të fundit