Flash News

E-TJERA

Gjykata shqyrton sot masën e pezullimit, Armand Duka rrezikon deri në 3 vite burg

Gjykata shqyrton sot masën e pezullimit, Armand Duka rrezikon deri në

Gjykata e Apelit do të shqyrtojë sot kërkesën për lënien në fuqi të masës së pezullimit për Armand Dukën. Seanca u shty për në orën 11:00 pasi FSHF kërkoi shkarkimin e gjyqtarit të çështjes Genti Shala.

Megjithëse Shala pohoi se nuk kishte konflikt interesi, shorti caktoi në vend të tij si gjyqtar Ilir Toskën. Apeli do të shqyrtojë edhe masën e pezullimit për dy zyrtarët e FSHF-së, Ilir Shulku dhe Ardian Haçi.

Armand Duka akuzohet për shpërdorim detyre, korrupsion dhe falsifikim dokumentesh për shkak të manipulimeve që dyshohet të jenë bërë gjatë zgjedhjeve jo vetëm për kreun e federatës, por edhe për krerët dhe anëtarët e shoqatave rajonale të futbollit.

Pavarësisht vendimit të gjykatës së Tiranës për të pezulluar mbledhjen dhe çdo akt normativ të dalë nga Asambleja e Përgjithshme më 2 mars, Duka e mblodhi dhe vendosi ta shtyjë mbledhjen dhe zgjedhjet për president dhe anëtarë të Komitetit Ekzekutiv më 15 mars.

Me 27 vota pro, Armand Duka u rizgjodh president duke siguruar kështu mandatin e tij të 6-të në krye të FSHF-së. Kandidatë të tjerë ishin ish-trajneri Sulejman Starova i cili mori 4 vota, dhe komentatori sportiv Dritan Shakohoxha, i cili nuk u paraqit.

Gjykata paralajmëroi zyrtarët se në çdo rast që shkelnin vendimin pa pritur zgjidhjen e konfliktit mes FSHF dhe Bashkisë së Tiranës me një vendim të prerë, do të rrezikonin deri në 3 vite burg.

Të fundit