Flash News

E-TJERA

Gjykatat e Shkallëve të Para në kolaps, afro 37 mijë dosje mbeten stok

Gjykatat e Shkallëve të Para në kolaps, afro 37 mijë dosje

Kriza që ka prekur sistemin e drejtësisë, edhe si pasoje e vettingut, po thellohet gjithnjë e më shumë në Gjykatat e Shkallëve të Para.

Sipas Euronews Albania, rreth 37 mijë ishte stoku në fillim të këtij viti në të 22 gjykatat e vendit. Krahasuar me fillimin e 2021 janë 28% më shumë dosje në arkivin e gjykatave.

Gjatë 4 muajve të parë të vitit 2020, shifra mund të ketë rritur me më shumë se 3 mijë dosje. Situata paraqitet më ‘kritike’ në gjykatën e Tiranës, ku numërohet edhe numri më i madh i dosjeve të prapambetura rreth 20 mijë.

Aktualisht në gjykatën e Tiranës ushtrojnë detyrën 51 gjyqtarë nga 76, ndërsa pjesa dërrmuese po përballen me vettingun. Mungesa e gjyqtarëve ka shkaktuar edhe stokun e dosjeve gjyqësore.

 

Të fundit