Flash News

E-TJERA

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Fevziu: Po akuzohen si një strukturë komandimi

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Fevziu: Po akuzohen si

Gazetari Blendi Fevziu ka komentuar gjykimin e zhvilluar sot në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës ndaj 4 ish-liderëve të Kosovës.

Në një intervistë në Klan News, Fevziu tha se si dëshmitar i asaj kohe se UÇK nuk ka kryer krime lufte.

Blendi Fevziu: Një pjesë të akuzës ne e dinim, që gjykimi nuk po zhvillohet ndaj 4 personave. Në momentet e para, ne na është thënë që këta persona kanë kryer krime lufte dhe askush nuk mund të mbrojë një njeri që kryen krime. Pas 2 vite e gjysmë që ata ndodhen në Hagë, për asnjërin prej tyre nuk ka akuzë personale, ata po akuzohen në kuadrin e një strukture komandimi që quhet UÇK.

Në gjykimin tim, si një dëshmitar i asaj kohe, UÇK nuk ka kryer krime lufte, nuk ka qenë një platformë me një ushtri kriminale, nuk është larguar dhe nuk ka hapur luftime asnjë milimetër larg kufijve të Kosovës të asaj kohe, nuk ka kryer akte terroriste dhe nuk ka qenë një ushtri që u ngrit të luftonte nga hiçi, por reagim i një populate të tërë që u detyrua të mbronte vetveten.

Civilët mbetën të pambrojtur kur policia dhe ushtria u bënë palë, elementi kryesor së bashku edhe me grupime paramilitarësh nga më bastardët që sulmuan shoqërinë civile. Kush do ta mbronte popullatën e Kosovës? UÇK dhe lufta e shqiptarëve në Kosovë është një nga momentet më të rëndësishme të shqiptarëve në shekuj.

 

Të fundit