Flash News

E-TJERA

Gjyqi ndaj Saimir Tahirit, tërhiqet nga shqyrtimi i dosjes një tjetër gjyqtare

Gjyqi ndaj Saimir Tahirit, tërhiqet nga shqyrtimi i dosjes një

Tërhiqet një tjetër gjyqtare nga shqyrtimi i dosjes penale ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Jaeld Çela në prag të mbajtjes së seancës gjyqësore.

Bëhet fjalë për gjyqtaren Daniela Shkira, e cila është zëvendësuar nga gjyqtari Florian Kalaja.

“Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, për çështjen në ngarkim të të pandehurve S.T. dhe J.Ç., e regjistruar pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar më datë 24.11.2021, me nr. 47 regjistri themeltar, është planifikuar seanca gjyqësore e rradhës në datë 05.01.2022, ora 10:00.
Pas miratimit nga ana e zëvendës kryetarit të gjykatës, të aktit të heqjes dorë nga gjykimi, të paraqitur nga gjyqtarja D.Shirka, çështja u rishortua, duke përcaktuar trupin gjykues të përbërë nga gjyqtarët: kryesues Engert Pëllumbi, anëtare Igerta Hysi dhe anëtar Florjan Kalaja”, thuhet në njoftim.

Më herët, kanë dhënë dorëheqjen Miliana Muça dhe Ilirjan Olldashi. Trupa gjykuese që do të shqyrtojë çështjen “Tahiri”, aktualisht përbëhet nga Florian Kalaja, Engert Pëllumbi dhe Igerta Hysi edhe pse asnjëri prej tyre nuk është gjyqtar ne apelin e Posaçëm kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Të fundit