Flash News

E-TJERA

Gjyqi në Hagë, prokurori: Thaçi u kërkoi të arrestuarve të hiqnin dorë nga LDK dhe Rugova

Gjyqi në Hagë, prokurori: Thaçi u kërkoi të

Prokurori Alan Tieger, ka vazhduar me paraqitjen e deklaratave hyrëse nga ana e Prokurorisë për katër të akuzuarit, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

Tieger tha se UÇK-ja përmes komunikatave të lëshuara synonte të paralajmëronte “kolaboracionistët” se do të vriteshin.

Ai përmendi Hashim Thaçin që sipas tij u kishte thënë të arrestuarve se UÇK-ja nuk e njihte Parlamentin e Kosovës.

“Provat do të tregojnë gjithashtu se Hashim Thaçi u tha anëtarëve të delegacionit të arrestuar se UÇK nuk e njihte Parlamentin e Kosovës, i pyeti ata dhe i bëri ata që të shkruanin deklaratën që hiqnin dorë nga Rugova dhe LDK-ja, dhe ju kërkoj që të jepini dorëheqje nga postet parlamentare”, tha prokurori Tieger.

Sipas tij, Shtabi i Përgjithshëm kishte dhënë urdhër që të merreshin masa ndaj kujto që punonte kundër UÇK-së.

Ai tha se provat e Prokurorisë do të dëshmojnë se vendimet e “ndërmarrjes së përbashkët kriminale” po zbatoheshin.

Në një komunikatë që sipas prokurorit është gjetur në shtëpinë e Jakup Krasniqit, aty shkruan se “janë marrë masa ndaj disa kolaboracionistëve”.

Termat tradhtarë dhe kolaboracionistë keqpërdoreshin ose ngatërroheshin. Personat e etiketuar kështu ndaloheshin në mënyrë arbirtrare dhe në shumë raste keqtrajtoheshin në mënyrë të tmerrshme. Katër të akuzuarit keqpërdoruan postin e Shtabit të Përgjithshëm”, tha ai.

Më tej ai paraqiti edhe disa komunikata të tjera të Shtabit të Përgjithshëm, sikurse ajo me numër 27, për “dhënien e dënimit të merituar, për të gjithë ata që nuk mbështesin luftën e UÇK-së”.

Prokurori tha se provat do të tregojnë se operacionet kundër ‘kolaboracionistëve’ kanë ndodhur edhe pse në disa raste janë zmadhuar.

Të fundit