Flash News

E-TJERA

Gjyqi në themel për Veliajn, kryebashkiaku refuzon të shkojë në seancë: S’dua të vij!

Gjyqi në themel për Veliajn, kryebashkiaku refuzon të shkojë

Gjyqi në themel për kryetarin e arrestuar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka nisur në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Megjithatë, në seancën e sotme Veliaj nuk është paraqitur personalisht. Sipas raportimeve, ai ka refuzuar të marrë pjesë duke deklaruar: “S’dua të vij, të përfaqësohem nga avokati”.

Vendimi i tij për të munguar në sallën e gjyqit vjen pasi gjykata rrëzoi kërkesën e tij që procesi gjyqësor të transmetohej drejtpërdrejt për publikun.

Në të njëjtën dosje bën pjesë edhe biznesmeni Elman Abule, i cili është paraqitur në GJKKO i shoqëruar nga bashkëshortja e tij. Abule ndodhet aktualisht nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

SPAK ka kopsitur dosjen kundër Erion Veliajt me 13 episode për korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve në burg.

Të fundit