All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Gjyqtarët kundërshtojnë projektligjin për statusin e magjistratëve: Uzurpon pushtetin që Kushtetuta i jep KLGJ-së

All - Paragraf - 1

Gjyqtarët kundërshtojnë projektligjin për statusin e

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka reaguar ashpër ndaj një projektligjit për disa ndryshime në statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke e cilësuar atë si antikushtetues dhe në kundërshtim me parimet e ndarjes së pushteteve dhe pavarësisë së gjyqësorit.

All - Paragraf - 3

Shoqata thekson se dispozita e propozuar tenton të uzurpojë kompetencat që Kushtetuta ia ka dhënë Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) për emërimin e kryetarëve të gjykatave.

Shoqata vëren gjithashtu se projektligji zbatohet vetëm për gjykatat e juridiksionit të përgjithshëm dhe administrative, duke përjashtuar gjykatat e posaçme. Sipas gjyqtarëve, kjo krijon një standard të dyfishtë dhe ngre pikëpyetje serioze mbi respektimin e parimeve kushtetuese.

“Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë thekson se një dispozitë e tillë, së pari, tenton të uzurpojë pushtetin që Kushtetuta i ka dhënë Këshillit të Lartë Gjyqësor në emërimin e kryetarëve të gjykatave. Në nenin 147/a, pika 1, shkronja “a”, të Kushtetutës, parashikohet se Këshilli i Lartë Gjyqësor emëron, vlerëson, ngre në detyrë dhe transferon gjyqtarët e të gjitha niveleve. Emërimi në pozicionin e kryetarit të gjykatës konsiderohet si ngritje në detyrë sipas ligjit nr. 96/2016 dhe për këtë mund të disponojë vetëm Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Së dyti, në mënyrë të çuditshme, kjo dispozitë shtrihet vetëm ndaj gjykatave të juridiksionit të përgjithshëm dhe atyre administrative dhe nuk përfshin gjykatat e posaçme, duke mos cenuar në rastin e këtyre të fundit, me të drejtë, standardet kushtetuese.

Së treti, projektligji nuk mban në konsideratë faktin se KLGJ-ja tashmë ka miratuar aktin normativ përkatës lidhur me procedurën e zgjedhjes së kryetarëve të gjykatave të shkallës së parë dhe të apelit, akt i cili ka hyrë në fuqi në datën 1 janar 2026 dhe pritet t’i sjellë efektet shumë shpejt, me hapjen e garës për postet e kryetarëve në këto gjykata, si dhe faktin se për një periudhë prej gati gjashtë vitesh gjykatat e shkallës së parë dhe të apelit janë drejtuar nga zëvendëskryetarët, të cilët kanë ushtruar funksionet e kryetarit në detyrë. Kjo gjë e bën jo vetëm të panevojshëm caktimin e kryetarëve të gjykatave nga ana e Kuvendit, por sjell edhe cenimin e parimeve kushtetuese të ndarjes së pushteteve dhe pavarësisë së pushtetit gjyqësor”, thuhet në reagimin .

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit