Flash News

E-TJERA

Gjyqtari anësor godet me bërryl lojtarin e Liverpool

Gjyqtari anësor godet me bërryl lojtarin e Liverpool

Sfida mes Liverpool dhe Arsenal dhuroi spektakël ku nuk munguan golat, ndërsa sfida u mbyll 2-2.

Por ndeshja pati edhe një incident në pjesën e pare ku anësori, Constantine Hatzidakis, goditi me bërryl në nofull Andy Robertson.

Robertson i tha diçka gjyqtarit anësor, Constantine Hatzidakis, i cili reagoi duke ngritur bërrylin e djathtë drejt nofullës së skocezit.

Lojtarët e Liverpool rrethuan gjyqtarin kryesor Paul Tierney pas incidentit, ndërsa Robertson mori një karton të verdhë.

Të fundit