Flash News

E-TJERA

Gjyqtari Kuqo karantinohet, kërkesë KLGJ-së të shtyjë vendimin për të

Gjyqtari Kuqo karantinohet, kërkesë KLGJ-së të shtyjë

Gjyqtari Markelian Kuqo i kërkoi Këshillit të Lartë Gjyqësor të shtyjë seancën e vendimit për shkarkimin ose jo të tij.

Kjo kërkesë vjen pasi bashkëshortja e tij është infektuar me Covid-19. Në rast se do të pranohet kjo kërkesë, do të jetë hera e katërt që shtyhet vendimi për të.

Në seancën e kaluar të KLGJ-së pati debate mes Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe gjyqtarit Kuqi, lidhur me vendimin e këtij të fundit për të liruar  kriminelin, Gerd Gjenerali.

Sipas drejtuesit të ILD-së Artur Metanit, vendimi i Kuqos është i padrejtë dhe ‘cenon imazhin e sistemit gjyqësor’. Metani theksoi se lirimi me kusht i një të dënuar përsëritës për vepra të rënda penale, përbën rrezik për komunitetin.

Ai e quajti gjyqtarin Kuqo ‘të padenjë për të vijuar detyrën’ dhe i kërkoi KLGJ-së shkarkimin e tij. Ndërsa gjyqtari Kuqo e quajti procesin ndaj tij ‘të nxituar’ dhe me ‘qëllime të paracaktuara’.

Të fundit