Flash News

E-TJERA

Gjyqtarja e ‘të fortëve’/ GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për ish-gjyqtaren e Krujës

Gjyqtarja e ‘të fortëve’/ GJKKO pranon gjykimin e

GJKKO ka pranuar kërkesën e ish-gjyqtares së Krujës Enkelejda Hoxha për gjykim të shkurtuar. Pretenca për Hoxhën do të jepet më 17 nëntor në orën 10:00.

Kujtojmë se Hoxha ndodhet në burg së bashku me 9 të tjerë, nën akuzën e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.

Enkelejda Hoxha u arrestua më 11 shkurt të këtij viti, bashkë me punonjës të tjerë, mes tyre avokati Aldo Tabakun, sekretarja Manuela Mallkuçin, Gazmir Nezajn, Isuf Tanuzin, Bledar Petanin, Sajmir Petanin dhe Altin Skëndaj, Trëndafile Frangu dhe Migena Skënderi, pasi  kishin ngritur një skemë përmes të cilës ulnin dënimet ose lironin nga burgu të dënuar për vepra të rënda penale kundrejt parave.

kelejda Hoxha njihet për vendimet e saj ku shumë të dënuar janë liruar nga burgu, mes tyre edhe të dënuar përjetë, si Endrit Dokle, Genc Tafilit, apo Hekuran Billa, i vrarë në Tiranë.

Të fundit