Flash News

E-TJERA

Gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e tij, Kodra: Kam bërë vetëm detyrën si gazetar

Gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e tij, Kodra:  Kam bërë

Nga përgjimet e përftuara nga SPAK, gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu rezulton se është përfshirë në një tentativë për t’u hakmarrë ndaj drejtuesit të emisionit “Stop”, Saimir Kodra. Ky i fundit e ka denoncuar shpesh në emisionin investigativ që transmetohet në Tv Klan çështjet korruptive të kësaj gjyqtareje.

Gazetari Kodra tha sonte në MCN se nuk ka pasur asnjë komunikim direkt me zonjën Fetahu dhe hodhi poshtë edhe pretendimin për djegien e shtëpisë së prindërve, një detaj që del në përgjime. Ai tha se në raport me gjyqtaren e Elbasanit ka bërë vetëm detyrën si gazetar.  

"Nuk e kam takuar asnjëherë personalisht. Nuk i kam bërë gjë, veçse i nxora vjedhjet, mashtrimet, falsifikimet që ka bërë. Prej dy vitesh, prokuroria e Tiranës është duke hetuar.

Është ngritje problemi. Nuk është një problem mes meje dhe Pajtime Fetahut.

Ka falsifikuar letra dhe vazhdon prona të jetë po atje ku ka dashur Pajtimja. Ajo sot është në burg dhe nuk është tjetërsuar asgjë nga abuzimet e saj.

Banesa e prindërve të mi nuk është djegur. Unë mendoj se problemi më i madh është si mundet një gjyqtare të arrijë deri në këto lloj kërkesash. Kolegë të mi më kanë telefonuar dhe të shokuar më kanë thënë si ka mundësi që një gjyqtare të porosisë keqtrajtimin ose dhunimin e një gazetari.

Unë jam thirrur në SPAK për një pyetje të vetme: nëse shtëpia e prindërve të mi është djegur apo jo. Nuk e kam ditur pse më thirrën. Për mua ishte e gjitha e papritur. Nuk kam pasur as telefonatë as sms kërcënuese. Për Pajtimen kam pasur rreth 1.5 vjet që merrja indicie për investigime.

Ish-kreu i KLD, pra presidenti, e pati kthyer në detyrë dhe pas kthimit na paditi. Problemi më i madh sot është se si një gjyqtare i thotë dikujt “ma ki kujdes, ma rrih këtë”", tha Kodra.   

Të fundit