Flash News

E-TJERA

Akuzat ndaj infermierëve, drejtori i Covid 2 tregon një episod brenda spitalit: Gjyshi, edhe dy lugë gjyshi

Akuzat ndaj infermierëve, drejtori i Covid 2 tregon një episod brenda
Spitali "Shefqet Ndroqi"

Drejtori i spitalit "Shefqet Ndroqi" ose covid 2, Perlat Kapisyzi ka folur për akuzat e qytetarëve ndaj infermierëve. Ai tregoi për "Kjo Javë", një episod nga puna në vijën e parë të rrezikut.

Kapisyzi tha se ishte prapa derës, kur dëgjoi një infermier të ri që po ushqente një të moshuar. "Gjyshi, edhe dy lugë gjyshi’’- citon Kapisyzi fjalët e infermierit.

Drejtori i spitalit e pranon se "pyll pa derra" nuk ka, ndërsa shton se spitali "Shefqet Ndroqi" është kthyer në një betejë të vuajtjeve dhe sakrificave.

"Jo më kot thashë, një infermier ka 5 pacientë, qëllon që 4 ose 3 janë brenda dhomës, 2 të tjerë në dhomën tjetër. Tjetra është puna në ekip. Infermieri ndihmon infermierin për raste kur i sëmuri është shumë rëndë. Kur kërkon angazhim më të madh.

Unë kam qenë prapa derës, edhe jam emocionuar dhe jam ligështuar. Gjyshi, edhe dy lugë gjyshi. Ai ishte çun 25-vjeç. Si ka mundësi i shajnë këto njerëz. Pyll pa derra s’ka, por s’mund të nëpërkëmbet ai personel shëndetësor, në atë spital. Aty është Vaterlo e vuajtjeve dhe sakrificave", tha ai.

Të fundit