Flash News

E-TJERA

Gjysma e Majit me reshje shiu, kur rikthehen ditët me diell

Gjysma e Majit me reshje shiu, kur rikthehen ditët me diell

Mesi i javës së parë të muajit maj do të ketë prezencë të shtuar të reshjeve të shiut.

Sinoptikania Lajda Porja tha TV Klan se reshjet do të jenë prezente kryesisht për zonat malore, ndërsa dita e sotme mund të ketë herë pas here edhe rrebesh. E marta dhe e mërkura sipas sinoptikanes, do të jenë ditë me diell.

“Parashikohet që deri në mesin e javës të paktën deri ditën e mërkurë prezenca e reshjeve të jetë kryesisht në zonat malore, ndërsa sot pritet që i gjithë territori të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Herë pas here do të ketë momente rrebeshe afatshkurtra kryesisht në veri, veriperëndim. Zonat qendrore dhe jugore do të kenë shira në sasi më të pakta. E marta dhe e mërkura kryesisht në zonat malore. Të enjten dhe të premten moti do të jetë me diell dhe me vranësira, do ketë rikthim të shirave ditën e shtunë, por në sasi të pakta”, tha Porja.

Porja tregoi se reshjet do të jenë të pranishme deri në datat 11 ose 12 maj, ndërsa pjesa e dytë e muajit do të sjellë temperaturat e larta.

“Maji është parashikuar që të ketë prezencë të reshjeve në pjesën e parë të saj. Themi deri nga data 11, 12. Megjithëse në sasi të pakta, reshjet do të jenë prezente. Më shumë në zonat malore, por nuk përjashtohet edhe zona qendrore. Në pjesën e dytë të muajit do të kemi temperatura më të larta”, u shpreh Porja.

Të fundit