Flash News

E-TJERA

Gjysma e tokave bujqësore pa hipotekë, ASHK: Mijëra familje e përdorin pa u pajisur me AMTP

Gjysma e tokave bujqësore pa hipotekë, ASHK: Mijëra familje e
Foto ilustruese

Rreth gjysma e sipërfaqeve të tokës bujqësore të përfituara nga fermerët me anë të ligjit 7051 është ende e paçertifikuar. Kështu bëri me dije kreu i Kadastrës shqiptare, Artan Lame.

Ky i fundit shtoi se janë më mijëra familje në fshat, të cilat e përdorin tokën bujqësore pa qenë të pajisur asnjëherë me Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP).

"Nga proçesi i ndarjes së tokës me ligjin 7501, deri tani kanë përfituar rreth 450.000 familje fshatare, me rreth 1,8 milion pasuri toke, rreth gjysma e të cilave janë ende të pacertifikuara.

Përtej kësaj, përsa mund të duket absurd, ende rezultojnë disa mijëra familje fshatare të cilat e përdorin token bujqësore pa qenë pajisur asnjëherë me AMTP", thuhet në njoftimin zyrtar.

Lame tha se të gjithë fermerët që prej vitesh kërkojnë të pajisjen me certifikatë pronësie, pas disa ditësh duhet të dorëzojnë dokumentet në Drejtoritë Rajonale të Kadastrës.

Të fundit