Flash News

E-TJERA

Gledis Nano firmos të tjera ndryshime në Policinë e Shtetit

Gledis Nano firmos të tjera ndryshime në Policinë e Shtetit

Ndryshimet në radhët e Policisë së Shtetit nuk kanë të ndalur. Pas ndryshimeve në nivel qëndor dhe vendor, drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka firmosur disa ndryshime të tjera.

Në media po qarkullojnë emrat që preken nga ndryshimet. Sërish ka vetëm lëvizje dhe jo shkarkime nga detyra apo emra të rinj. Pritet një konferencë për mediat, ku Nano të prezantojë ndryshimet e firmosura.

Zëvendësdrejtori i hetimit të krimit në Durrës Artur Shira do të shkojë në Fier, ku do të mbajë të njëjtin post. Gjithashtu zëvendësdrejtori i hetimit të krimit në Korçë Ilir Proda do të shkojë në Elbasan.

Vendin e Prodës në Korçë do e zërë Ermal Muça. Ndryshime të njëjta priten dhe në Kukës, Dibër, Lezhë dhe komisariate të tjera.

Më herët, Nano u ka bërë të qartë drejtuesve të rinj se janë në provë dhe se secili prej tyre do të vlerësohet bazuar në meritokraci dhe integritet.

Të fundit