Flash News

E-TJERA

Gledis Nano fiton gjyqin ndaj qeverisë për shkarkimin nga puna, dëmshpërblehet me 100 mijë euro

Gledis Nano fiton gjyqin ndaj qeverisë për shkarkimin nga puna,

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka fituar përfundimisht betejën ligjore me qeverinë shqiptare, duke përfituar 100 mijë euro dëmshpërblim për shkarkimin e paligjshëm nga detyra.

Gjykata Administrative e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, i cili e cilëson si të padrejtë dhe të paligjshëm vendimin për largimin e tij nga posti i lartë drejtues, duke detyruar shtetin shqiptar të paguajë 60 paga mujore, aq sa zgjat mandati i tij pesëvjeçar, i ndërprerë para kohe.

Shkarkimi i Gledis Nanos u propozua nga ish-ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, ndërsa vetë kryeministri Edi Rama i kishte kërkuar më parë Nanos të jepte dorëheqjen, kërkesë që ai nuk e pranoi, duke çuar më pas në shkarkimin e tij.

Pas këtij vendimi të formës së prerë, buxheti i shtetit do të duhet të përballojë koston e pagës së dy drejtorëve të Policisë, një për drejtorin aktual dhe një për Gledis Nanon, si kompensim për shkarkimin e padrejtë nga detyra.

Rasti hedh dritë mbi praktikat arbitrare të largimeve nga detyra në administratën publike, dukë sjellë më pas edhe kosto të shtuar në buxhet.

Të fundit