Flash News

E-TJERA

Viti nisi me vrasje, Gledis Nano mbledh drejtuesit e policisë

Viti nisi me vrasje, Gledis Nano mbledh drejtuesit e policisë

Drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano ka thirrur mëngjesin e sotëm drejtuesit e policisë në qarqe. Kjo është mbledhja e parë e 2022-it, ku priten të përcaktohen objektivat e këtij viti për Policinë e Shtetit.

Mbledhja vjen një ditë pas ngjarjes kriminale në Tiranë, ku një person mbeti i vrarë dhe katër të tjerë u plagosën. Krimet e pazbardhura dhe lufta kundër lëndëve narkotike mbeten një sfidë për Policinë e Shtetit edhe për këtë vit, fenomene të cilave Nano iu ka mëshuar shpesh herë.

Nuk dihet nëse do të ketë një prononcim nga Nano për mediat. Gledis Nano erdhi në krye të Policisë së Shtetit në fillim të muajit tetor. Menjëherë ai bëri ndryshime në nivel qëndror dhe lokal. Ndryshimet nuk sollën figura të reja, por ishin më tepër lëvizje pozicionesh dhe ritkthim i emrave të vjetër.

Të fundit