Flash News

E-TJERA

Gledis Nano merr vendimin e parë në krye të Policisë së Shtetit: Paratë e konfiskuara nga krimi do u jepen policëve

Gledis Nano merr vendimin e parë në krye të Policisë së

Gledis Nano ka marrë vendimin e parë pasi u emrua drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Mesohet se Nano ka vendosur që t'u jap detyrimin e prapambetur financiar të gjithë efektivëve të policisë në të gjithë vendin për orët shtesë dhe jashtë orarit që kanë mbetur pa paguar përgjatë viteve.

Nano i ka dhënë urdhër të 12 drejtorive të qarqeve të llogarisin të gjithë detyrimin financiar që Drejtoria e Policisë u ka punonjësve të saj duke mos u paguaj orët jashtë orarit.

Këto para shtesë do të paguhen nga fondet e policisë por edhe nga paratë e konfiskuara nga krimi.

Pas faturës finale pritet që të nisë kompesimi financiar e cila do të përfundojë brenda vitit sipas kodit të punës.  

Të fundit