E-TJERA

Sërish s'ka emra të rinj, një i akuzuar nga PD si ish-sigurims/ Nano prezanton drejtuesit e rinj vendorë: Jeni në provë

Sërish s'ka emra të rinj, një i akuzuar nga PD si

Sikurse paralajmëroi, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka emëruar drejtuesit e rinj të strukturave vendore.

Gjatë prezantimeve, Nano u ka bërë të qartë drejtuesve të rinj se janë në provë dhe se secili prej tyre do të vlerësohet bazuar në meritokraci dhe integritet.

Emrat e prezantuara nga Nano janë:

Krenar Muço, drejtor në Drejtorinë e Migracionit, në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Ferdinand Mara, drejtor në Drejtorinë e Analizës dhe Informacionit Kriminal, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Artur Selimaj, zëvendësdrejtor për Sigurinë dhe Policimin në Komunitet, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.

Albert Nushi, zëvendësdrejtor për Sigurinë dhe Policimin në Komunitet, në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat.

Ilir Dedja, zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.

Lorenc Meta, zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.

Emrat nuk janë të rinj, pasi kanë qenë në poste drejtuese në Policinë e Shtetit. Për një nga emrat, Krenar Muçon, Partia Demokratike ka hedhur akuza më herët se ka qenë pjesë të Sigurimit të Shtetit në kohën e komunizmit. 

Të fundit