Flash News

E-TJERA

Globe Soccer Awards 2020/ Ronaldo shpallet lojtari i shekullit, Levandovski i vitit

Globe Soccer Awards 2020/ Ronaldo shpallet lojtari i shekullit, Levandovski i

Në Dubai, në një ceremoni madhështore, u vlerësuan personazhet më të mirë të vitit por për herë të parë u vlerësuan me një trofe të veçantë edhe futbollisti dhe trajneri më i mirë i shekullit të fundit.

Fituesit ishin protagonistët e sezonit të kaluar por edhe të shekullit. Përsa i përket fituesve të çmimit të shekullit, Kristiano Ronaldo u përzgjodh fitues i “Lojtarit të Shekullit”, shkruan panoramasport.

Guardiola u zgjodh si “Trajneri i Shekullit”. Real Madrid u përzgjodh fitues si “Klubi i Shekullit”, Zhorzh Mendez si “Agjenti i Shekullit”.

Për sezonin e kaluar, tekniku i Bajernit të Mynihut Flik fitoi çmimin si “Trajner i Vitit”, Bajerni i Mynihut “Klubi i Vitit”, dhe Robert Levandovski si “Lojtari i Vitit”.

Të fundit