Flash News

E-TJERA

Goci: Non grata është bërë qesharake, Doshi u shpall ‘non grata’, por mori 3 deputetë

Goci: Non grata është bërë qesharake, Doshi u shpall

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, pedagogu Ervin Goci u shpreh se çështja ‘non grata’ e ish kryeministrit Sali Berisha nuk trajtohet ‘kush është me Berishën dhe kush është kundër’.

Ai shtoi se Berisha është në kulmin e popullaritetit të tij. Goci shton se është bërë qesharak ky fakt pasi edhe Tom Doshi u shpall ‘non grata’, por mori 3 deputetë në 25 prill.  

Goci: Unë e shoh në raport me shtetin shqiptar, PD-në dhe institucionet e drejtësisë. Kjo gjë nuk trajtohet kush është me Berishën dhe kush është kundër. Nuk e kuptoj qëndrimin e PD-së. Ose dil në mbrojtje Berishës dhe përplasu me DASH-in ose distancohu.

PD-ja ka qenë flamurtare e dekriminalizimin dhe deri më tani nuk është se ka pasur ndonjë figurë të kriminalizuar. Berisha është në kulmin e popullaritetit të tij, sepse është bërë qesharake si gjë, pasi edhe Doshi u shpall non grata, por mori 3 deputetë.  

 

Të fundit