Flash News

E-TJERA

Goci: Nuk është rastësi që kryeministri del e flet disa herë në ditë, ne do vazhdojmë të protestojmë

Goci: Nuk është rastësi që kryeministri del e flet disa

Aktivisti dhe pedagogu Ervin Goci thotë se protesta kundër rritjes së çmimeve do të vazhdojë derisa qeveria të plotësojë kërkesat e qytetarëve.

Duke folur në ditën e 7-të të protestës, Goci u tha pjesëmarrësve se nuk është rastësi që kryeministri Edi Rama del dhe flet nga mëngjesi në darkë disa herë.

Ne do ta vazhdojmë këtë protestë. Jemi në fazën që kemi krijuar një unison, të gjithë lëvizjet e qytetarëve, kanë disa kërkesa që bashkohen, por kanë autorin nga pas që i thonë, po nuk i plotësove, do i marrësh kostot. Ne kërkojmë kompetencat qeverisëse, nëse nuk i plotëson, largohu.

Doja t’i bëjë thirrje studentëve, njerëzve që këtë janë prisnin që të merrnin diçka nga shteti, morën një thes miell.

Gjithë kjo javë të ketë shërbyer që dikush të marrë kurajën dhe të dalë në protestë. Me këtë kauzë që ne kemi, ju betohem se dhe nëse dy veta të jemi në këtë shesh, ne kemi fituar. Nuk është rastësore që ai zotëria flet 2 herë në mëngjes, tre herë në drekë dhe 4 herë në darkë. Ndaj ne do ecim”, tha Goci.

Të fundit