Flash News

E-TJERA

Goci: Pas protestës, vjen vettingu, do hetojnë pasuritë e pedagogëve

Goci: Pas protestës, vjen vettingu, do hetojnë pasuritë e

Vendimit të qeverisë për rritjen e pagës me 7% pastaj me 15%, pedagogët ju përgjigjën me bojkot të vitit të ri akademik.

Pedagogu Ervin Goci tha se pas kësaj fryme proteste, qeveria mund t’i bëjë një vetting pedagogëve për të hetuar pasuritë e tyre.

Goci tha në Ora News se universiteti nuk po kthehet në strehë për studentët, të cilët janë të detyruar përpos studimeve të punojnë në punë 8 orarëshe.

“Pas kësaj vjen një vetting i pedagogëve. Me siguri do të hetojnë pasuritë tona. Do të hetojnë milionat e pedagogëve. Në fakt aty ka me miliona por ministria nuk e ushtron atë që ka me ligj pra që të monitorojë paratë publike atë që menaxhon vetë. Ka të paktën 2 vitet e fundit 60 për qind e studentëve punojnë dhe punojnë me 8 orarsh. Pra gjendja është katastrofë. Universiteti nuk pret, nuk gjeneron nuk kthehet dot strehë. Vetëm me një projekt unë dhe kolegët kemi punësuar 15 student dhe nuk është pagesë e vogël. Në 2020-2021 UT kishte 17 mijë euro për kërkim shkencor”, tha pedagogu.

Të fundit