Flash News

E-TJERA

Godet punonjësen e një kompanie ajrore, arrestohet 42-vjeçarja në Rinas

Godet punonjësen e një kompanie ajrore, arrestohet 42-vjeçarja

Policia e Rinasit ka arrestuar një 42-vjeçare pasi ka goditur në aeroport punonjësen e një kompanie ajrore. Sipas njoftimit të policisë, 42-vjeçarja me inicialet Sh. K., ka qëlluar punonjësen ajrore pasi nuk i është mundësuar udhëtimi, për shkaqe që nuk vareshin nga kjo e fundit.

“Goditi për shkak të detyrës punonjësen e një kompanie ajrore, arrestohet në flagrancë 42-vjeçarja. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Rinas bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës” të shtetases Sh. K., 42 vjeçe.

Arrestimi i kësaj shtetaseje u bë pasi ka goditur për shkak të detyrës punonjësen e një kompanie ajrore, pasi nuk i është mundësuar udhëtimi, për shkaqe që nuk vareshin nga punonjësja. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, - ka njoftuar policia. 

Të fundit