Flash News

E-TJERA

Goditen 3 call center në Tiranë, sekuestrohen para dhe disa persona në pranga

Goditen 3 call center në Tiranë, sekuestrohen para dhe disa persona

Prokuroria e Tiranës, në një operacion të përbashkët me autoritetet austriake, ka goditur tre call center në kryeqytet, duke çuar në arrestimin e disa personave.

Sipas informacioneve paraprake nga News 24, gjatë aksionit janë sekuestruar edhe shuma të konsiderueshme parash.

Dy prej këtyre qendrave ishin të vendosura në zona të njohura të kryeqytetit, njëra në Rrugën e Kavajës dhe tjetra pranë Kopshtit Zoologjik.

Ky operacion shënon një tjetër goditje ndaj skemave të mashtrimit që operojnë nga Shqipëria.

Të fundit