Flash News

E-TJERA

Goditen 3 raste të lojërave të fatit, arrestohen dhe procedohen 6 persona

Goditen 3 raste të lojërave të fatit, arrestohen dhe procedohen 6

Policia ka vijuar kontrollet intensive për të goditur veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit, duke zbuluar tre raste në qytet.

Si rezultat, tre persona janë arrestuar, ndërsa tre të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Gjatë kontrolleve në tre lokale të ndryshme, uniformat blu konstatuan shtetas që organizonin dhe luanin lojëra fati nëpërmjet celularëve.

Pas ndërhyrjes, u proceduan penalisht shtetasit K. B., 42 vjeç, E. F., 17 vjeç dhe E. B., të gjithë banues në Durrës.

Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi katër celularë të përdorur për këtë veprimtari të paligjshme.

Gjithashtu, në kuadër të këtyre kontrolleve, u kap dhe u arrestua shtetasi A. H., 32 vjeç, i shpallur më herët në kërkim për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara.”

Të fundit