Flash News

E-TJERA

Goditen bandat e “Ndragheta-s” në Itali, d*oga vinte nga Shqipëria dhe shitej në Siçili

Goditen bandat e “Ndragheta-s” në Itali, d*oga vinte nga

Një operacion antidrogë është zhvilluar nga karabinierët në Itali. Mediat vendase bëjnë me dije se operacioni është mbështetur edhe me helikopter nga ajri, ndaj 11 të dyshuarve.

Të dyshuarit akuzohen për transport, posedim, shitje dhe transferim të sasive të mëdha të lëndëve narkotike si kokainë, heroinë, marihuanë dhe hashash, si dhe blerjen dhe transferimin e substancave narkotike.

Veprimtaria hetimore është vijimi i operacionit “Maestrale-Carthago” i zhvilluar kundër bandave “Ndrangheta” në zonën e Vibos dhe sipas akuzës ka bërë të mundur konstatimin e përfshirjes në shoqatën e dedikuar për trafikimin e lëndëve narkotike dhe kanalet e furnizimit të drogës, të ardhura edhe nga jashtë, veçanërisht nga Shqipëria, përveç kanaleve të shitjes edhe jashtë Kalabrisë, si ato të drejtuara drejt Siçilisë.

Të fundit