Flash News

E-TJERA

Goditën dy punonjësit e OSHEE, arrestohet një 54-vjeçar, shpallet në kërkim i biri

Goditën dy punonjësit e OSHEE, arrestohet një 54-vjeçar,
Foto Ilustruese

Një 54-vjeçar është arrestuar dhe djali i tij është shpallur në kërkim, pasi kanë dhunuar dy punonjës të OSHEE.

Ngjarja është regjistruar në Vlorë. Nga të dhënat paraprake, mësohet se P.C., 54 vjeç, dhe djali i tij Xh.C., 19-vjeç, kanë goditur fizikisht për shkak të detyrës punonjësit e OSHEE-së, shtetasit  R. H. dhe A. Sh, banues në Vlorë.

Njoftimi i policisë:

Goditën punonjësit e OSHEE-së për shkak të detyrës, arrestohet në flagrancë 54-vjeçari, shpallet në kërkim djali i tij. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasin P. C, 54 vjeç dhe shpallën në kërkim shtetasin Xh. C., 19 vjeç, banues në Gorishtë, Vlorë, pasi:

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur fizikisht për shkak të detyrës punonjësit e OSHEE-së, shtetasit  R. H. dhe A. Sh, banues në Vlorë.

Të fundit