Flash News

E-TJERA

Goditën efektivët e policisë, tre të arrestuar në Tiranë

Goditën efektivët e policisë, tre të arrestuar në

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi kanë kundërshtuar shoqërimin në komisariat dhe kanë goditur efektivët e policisë.

Ndërkohë në gjendje të lirë do të hetohen edhe tre të tjerë.

 “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit J. K., 28 vjeç, R. N., 24 vjeç dhe R. L., 38 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S. M., Xh. K. dhe A. B., pasi në rrugën “Memo Meto” kanë kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësit e policisë, me qëllim shmangien e shoqërimit të tyre në Komisariat, pasi dyshoheshin për prishje të qetësisë publike”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit