Flash News

E-TJERA

Goditën gruan dhe nënën, dy të arrestuar në Lezhë për dhunë në familje

Goditën gruan dhe nënën, dy të arrestuar në Lezhë

Policia e Lezhës ka goditur dy raste të dhunës në familje, duke arrestuar në flagrancë dy shtetas në fshatra të ndryshëm të këtij qarku.

Në fshatin Manati, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë ndaluan 41-vjeçarin E. B., pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Ndërsa në fshatin Gorre, u arrestua 22-vjeçari V. T., i cili dyshohet se ka goditur me sende të forta nënën e tij. Sipas Policisë, ky shtetas është i evidentuar si person me probleme të shëndetit mendor. E ëma aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

 

Të fundit