Flash News

E-TJERA

Goditën me grushta punonjësit e policisë/ Arrestohet një 56-vjeçar, shpallet në kërkim djali i tij

Goditën me grushta punonjësit e policisë/ Arrestohet një

Dy persona kanë dhunuar punonjësit e policisë, duke i goditur në me grushta. Ngjarja ka ndodhur në Mallakastër, në afërsi të banesës së autorëve.

Policia kishte shkuar në ndihmë të punonjësve të AKU-së. Lidhur me këtë ngjarje, uniformat blu kanë arrestuar B. M., 56 vjeç dhe kanë shpallur në kërkim djalin e tij, F. M., 27 vjeç.

Në njoftimin zyrtar, policia nuk jep detaje të rrethanave të ngjarjes apo të shkakut që çoi në konfrontim fizik.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin B. M., 56 vjeç, banues në Mallakastër, si edhe shpallën në kërkim shtetasin F. M., 27 vjeç, pasi në afërsi të banesës së tyre kanë kundërshtuar me dhunë dhe kanë goditur me grushte punonjësit e Policisë, të cilët kishin shkuar në ndihmë të punonjësve të AKU-së", thuhet në njoftimin e policisë së Fierit.

Të fundit