Flash News

E-TJERA

Goditën me grushte 17-vjeçarin, e pësojnë tre adoleshentët në Lezhë

Goditën me grushte 17-vjeçarin, e pësojnë tre

Një sherr mes tre adoleshentësh dhe një 17-vjeçari ka ndodhur në Lezhë.


Policia bën me dije se tre të miturit janë proceduar penalisht, pasi kanë goditur me grushte një 17-vjeçar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 3 shtetas të mitur (dy prej tyre 17 vjeç, tjetri 16 vjeç), të tre banues në Lezhë, pasi kanë goditur me grushte 17-vjeçar”, njoftoi policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit