Flash News

E-TJERA

Goditën me sende të forta shqiptarin, arrestohen dy të rinj holandezë

Goditën me sende të forta shqiptarin, arrestohen dy të rinj

Policia e Tiranës ka bërë me dije se ka arrestuar dy të rinj holandezë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë kanë goditur me sende të forta shtetasin A.G.

Ngjarja ndodhi një ditë para finales, ku në Tiranë pati trazira. Në pranga kanë rënë D. B., 23 vjeç dhe D. H., 21 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve D. B., 23 vjeç dhe D. H., 21 vjeç, banues në Holandë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas, më datë 24.05.2022, në Rrugën e Barrikadave, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, ende të paidentifikuar, kanë goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin A. G., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

 

Të fundit