Flash News

E-TJERA

Goditën policët që shkuan për inspektim të masave anti-Covid, arrestohen tre persona në Elbasan

Goditën policët që shkuan për inspektim të masave

Tre persona kanë rënë në pranga, pasi goditën punonjësit e Patrullës së Përgjithshme. Kur policia ka shkuar për inspektuar zbatimin e masave-anti-Covid, ka konstatuar muzikë pas orarit të lejuar në lokalin në pronësi të R.T.

Teksa efektivët do të vendosnin masë administrative ndaj pronarit të lokalit, tre persona tentuanin ti ndalonin, duke i goditur.

Personat e arrestuar janë: Jani Tafani, 52 vjeç, Dritan Begolli, 42 vjeç dhe Olsi Ebeja, 39 vjeç, të tre banues në Elbasan.

Mbi ta rëndon akuza për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik".

Gjithashtu është ndëshkuar me 10 milionë lekë të vjetra pronari i lokalit për muzikë pas orarit të lejuar.

Të fundit