Flash News

E-TJERA

Goditet banda e d*ogës në Spanjë, arrestohen 5 shqiptarë

Goditet banda e d*ogës në Spanjë, arrestohen 5 shqiptarë

Anëtarët e organizatës, me origjinë shqiptare, holandeze dhe lituaneze, e futën lëndën narkotike përmes porteve spanjolle, duke përdorur kontejnerë detarë, duke simuluar operacionet tregtare ndërkombëtare.

Për ta bërë këtë, ata përdorën metoda shumë të sofistikuara fshehjeje, duke kamufluar apo impregnuar drogën në materiale të ndryshme për të vështirësuar zbulimin e tyre.

Nga hetimi është vërtetuar dërgesa me kontejnerë peleti (copa cilindrike të presuara me materiale të ndryshme që shërbejnë si lëndë djegëse për kaldaja apo soba), nga kontinenti amerikan në Spanjë, të ngopura me lëndë narkotike.

Sapo kontejnerët mbërritën në Spanjë, e lanë të “ftohej”, duke qëndruar për të paktën tre muaj brenda një anijeje, derisa e zhvendosën në një vend tjetër ku nxirrej droga.

Të fundit