Flash News

E-TJERA

Goditet banda e trafikantëve shqiptarë në Itali, sekuestrohen afro 1.400 kg marijuanë

Goditet banda e trafikantëve shqiptarë në Itali, sekuestrohen

Policia italiane ka shkatërruar në grup kriminal me fokus shpërndarjen dhe trafikimin e lëndëve narkotike midis Shqipërisë dhe Italisë.

Mediat italiane raportojnë se grupi i trafikantëve përbëhej nga gjashtë persona, të gjithë me origjinë shqiptare. Në pranga është vënë edhe kreu i bandës së trafikantëve, një 42-vjeçar nga Shqipëria.

Hetimet të cilat nisën në vitin 2017 dhe zgjatën deri në maj të viti 2018, arritën të bien në gjurmët e bandës së trafikantëve. Banda trafikonte lëndë narkotike nga Shqipëria në Italinë Qendrore, me qendër magazinimi në Romë.

Hetimi bëri të mundur sekuestrimin e gati 1,400 kilogram marihuanë, armë dhe zbuloi se trafikantët kishin përdorur një gomone të vjedhur për të transportuar drogën përmes detit.

 

Të fundit