Flash News

E-TJERA

Goditet banda e trafikut të drogës në Itali, në pranga 3 shqiptarë! Zbardhet skema

Goditet banda e trafikut të drogës në Itali, në pranga 3

Policia italiane ka goditur një grup kriminal të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike teksa në pranga kanë rënë pesë persona.

Mediat e huaja bëjnë me dije se të arrestuarit janë tre shtetas shqiptarë dhe dy italianë, të cilët akuzohen për përfshirje në shpërndarjen e sasive të mëdha të drogës në zonën e Novarës.

Në kuadër të këtij operacioni, janë gjetur dhe sekuestruar 30 kilogramë hashash dhe mbi 2 kilogramë kokainë.

Strukturë e mirëorganizuar dhe baza në Lumellogno

Sipas hetuesve, grupi funksiononte me një strukturë të mirëpërcaktuar dhe kishte bazën e operacioneve në një kompleks banimi në zonën e Lumellogno-s. Droga ruhej aty për pak kohë përpara se të shpërndahej te klientët në tregun lokal.

Në krye të rrjetit dyshohet se qëndron një 41-vjeçar shqiptar, i dënuar më parë për vepra penale, i cili kishte përfshirë edhe vëllain e tij 39-vjeçar dhe bashkëpunëtorë të tjerë të ngushtë, me qëllim minimizimin e rrezikut të zbulimit apo tradhtisë.

Një shqiptar tjetër, 32 vjeç, pa precedentë penalë dhe i njohur si “shërbëtori” i grupit, kishte rol logjistik dhe kujdesej për transportin e lëndës narkotike. Ndërkohë, dy shtetasit italianë, të moshave 52 dhe 55 vjeç, kishin vënë në dispozicion ambientet e tyre për fshehjen e drogës, duke qenë edhe vetë persona me të kaluar kriminale.

Transport me makina të modifikuara

Lënda narkotike transportohej përmes një automjeti të modifikuar, që kishte hapësira të fshehta të ndërtuara në pjesën e pasme të sediljeve. Këto ndahje hapeshin përmes butonave të maskuar në tapicerinë e makinës.

Sipas vlerësimeve të autoriteteve, aktiviteti kriminal i këtij grupi ka gjeneruar një qarkullim mujor prej rreth 400 mijë euro.

Hetimet vijojnë për të zbuluar bashkëpunëtorë të tjerë dhe për të zbërthyer plotësisht rrjetin e shpërndarjes së drogës në zonat përreth.

Të fundit