Flash News

E-TJERA

Goditet banda “Familja dhe miqtë” në Sardenja, arrestohen 40 persona, mes tyre shqiptarë

Goditet banda “Familja dhe miqtë” në Sardenja, arrestohen

40 persona janë arrestuar nga policia italiane si pjesë e operacionit maxi antidrogë të quajtur “Familja dhe miqtë” në Sardenjë.

Mediat italiane bëjnë me dije se në krye të grupit kriminal ishte një burrë nga Cagliari që menaxhonte marrëdhëniet me Spanjën për importin e hashashit dhe me Shqipërinë për kokainën.

I njëjti person, sipas hetuesve, ka koordinuar dy grupe të tjera kriminale, një që vepronte në Quartu dhe merrej me trafik droge në zonën e Cagliarit dhe një në Sassari.

Gjatë hetimeve, të cilat kanë zgjatur disa muaj, janë sekuestruar sasi të mëdha hashash, marihuanë dhe kokainë. Operacioni, nisur nga rrjeti i njohjeve mes anëtarëve, u quajt “Familja dhe Miqtë”.

Të fundit