Flash News

E-TJERA

Goditet banda italo-shqiptare e trafikut të drogës, 20 në pranga në Milano, Brescia dhe Bergamo

Goditet banda italo-shqiptare e trafikut të drogës, 20 në pranga

Një bandë kriminale e përbërë nga italianë dhe shqiptarë është goditur nga autoritetet italiane.

Të akuzuar për trafikim narkotikësh, autoritetet arrestuan 20 persona, ndërsa ndaj tyre rëndojnë akuzat për  armë pa leje, tregtim droge dhe grup i strukturuar kriminal.

Operacioni i kryer nga agjentët e Seksionit Antidrogë të Skuadrës Mobile të Milanos, kishte nisur në shtator 2019 kur, pas një plani furnizimi me drogë në dyqanin Pioltello (Milano), policët gjurmuan personat me origjinë shqiptarë, që banojnë në disa komuna të zonës së Bergamos.

Organizata kriminale do të furnizonte kryesisht heroinë dhe kokainë grupe të tjera kriminale aktive në Italinë qendrore dhe veriore, raportojnë mediat italiane.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi edhe 1.4 kilogramë kokainë, 14 kg heroinë, 17 500 euro cash dhe dy pistoleta gjysmë automatike. Janë kryer edhe kontrolle të shumta, gjatë të cilave janë sekuestruar rreth 74 mijë euro cash.

Të fundit