Flash News

E-TJERA

Goditet banda italo-shqiptare në Spanjë/ 8 persona të arrestuar dhe 299 kg lëndë narkotike e sekuestruar

Goditet banda italo-shqiptare në Spanjë/ 8 persona të arrestuar

Policia spanjolle ka goditur një bandë italo-shqiptare në provincën jugore të Malaga. Raportohet se banda trafikonte lëndë narkotike në Itali, ndërsa ishte e vendosur në Spanjë.

Tetë persona u arrestuan në apartamente të ndryshme të cilat përdoreshin për të ruajtur lëndë narkotike, ndërsa në njërën nga magazinat u gjet një kamion i përdorur për transportimin e kafshëve.

Brenda kamionit u gjetën 239 kilogramë marijuanë dhe 60 kilogramë hashash.

Policia spanjolle sekuestroi një kamion të përdorur për të transportuar lëndë narkotike, 6 makina luksoze, 16 telefona celularë dhe 8,500 euro.

Të fundit