Flash News


E-TJERA

Goditet Call Center-i në Tiranë/ Në pranga një nga organizatorët dhe 6 punonjës

Goditet Call Center-i në Tiranë/ Në pranga një nga

Policia ka zbuluar një call center  i cili ishte përshtatur për kryerjen e mashtrimeve kompjuterike nëpërmjet një platforme të rreme investimesh online.

Gjatë operacionit, u bë arrestimi i njërit prej organizatorëve të kësaj skeme mashtrimi, Agim Shehu, 36 vjeç, banues në Tiranë. Dy bashkëpunëtorët e tij, A. R., 34 vjeç dhe A. G., 38 vjeç., janë shpallur në kërkim.

Në pranga u vunë edhe 6 punonjës, ko konkretisht: Indrit Kaziu, Lution Veseli, Elvis Hadaj, Maer Musabelliu, Dardan Rama dhe Aldo Pleshti, ndërsa nën hetim u vunë 4 punonjës të tjerë: A. P., 40 vjeçe, V. A., 38 vjeçe, K. A., 24 vjeçe dhe S. M., 38 vjeç.

“Në kuadër të operacionit “Recovery” dhe si rezultat i kontrolleve të kryera në vijim të operacionit ndërkombëtar “Platforma”, shërbimet e Policisë konstatuan se kati i parë i një pallati në rrugën “Janos Hunyadi”, ishte përshtatur si call center.

Nga ndërhyrja në këtë subjekt, u kapën në flagrancë dhe u vunë në pranga, punonjësit, shtetasit I. K., 33 vjeç, banues në Farkë, L. V., 22 vjeç, banues në Krujë, E. H., 38 vjeç, banues në Tiranë, M. M., 33 vjeç, banues në Tiranë, D. R., 34 vjeç, banues në Tiranë dhe A. P., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu, u kapën në flagrancë, punonjësit, shtetasit A. P., 40 vjeçe, V. A., 38 vjeçe, K. A., 24 vjeçe dhe S. M., 38 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për të cilët nisi procedim në gjendje të lirë.

Si rezultat i hetimeve të kryera në kuadër të këtij operacioni, u identifikuan 3 organizatorët e mashtrimit kompjuterik, nëpërmjet këtij call centeri, shtetasit A. Sh., 36 vjeç, banues në Tiranë, A. R., 34 vjeç dhe A. G., 38 vjeç.

Shtetasi A. Sh. u kap nga Policia dhe u vu në pranga, në kuadër të operacionit “Recovery”. Ndërkaq, vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të tjerë.”- njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtëjshme.

Të fundit