Flash News

E-TJERA

Goditet grupi i trafikantëve në Spanjë/ 56 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë. Sekuestrohen rreth 22.600 bimë kanabis

Goditet grupi i trafikantëve në Spanjë/ 56 të arrestuar, mes

Është goditur një grup kriminal në Spanjë të cilët merreshin me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike të llojit marijuana.

Mediat spanjolle bëjnë me dije se në pranga kanë rënë në pranga 56 të arrestuar mes tyre edhe shqiptarë, janë sekuestruar 24 plantacione me kanabis, me rreth 22.600 bimë 166 kilogramë sytha të përgatitura për shitje.

Agjentët kanë sekuestruar 225.765 euro cash, një armë gjahu, një revole me fishekë të vërtetë, një pistoletë dhe armë të ndryshme me tehe.

Drejtuesit e grupit kriminal, edhe pse ishin të huaj, e kishin bazën në Katalonjë dhe gëzonin një standard të lartë jetese. Ata ishin vendosur në kufijtë e Girona dhe Tarragona, ku u konstatua se një nga anëtarët e tyre fitoi ligjërisht një restorant.

Pasi vendosën për vendndodhjet ku do të ngrinin plantacionet, anëtarët e grupit morën me qira prona të paluajtshme, në disa raste të larta dhe me opsion blerjeje, me një çmim nga 1500 deri në 2500 euro.

Në këtë pikë, një nga hallkat e përbashkëta mbi të cilat u mbështetën plantacionet e ndryshme ishte figura e një elektricisti profesionist, i cili fillimisht shpoi stacionet e furnizimit me energji elektrike dhe u siguronte ambienteve dhe shtëpive fuqinë e nevojshme për t'i ofruar shërbim plantacionit.

Ai instaloi në mënyrë optimale instalimet e ujitjes dhe ndriçimit për të rritur prodhimin dhe për të zvogëluar sa më shumë kohën e vjeljes.

Të fundit