Flash News

E-TJERA

Goditet grupi i trafikut të kokainës Holandë-Greqi. drejtohej nga shqiptari i ‘rrezikshëm’

Goditet grupi i trafikut të kokainës Holandë-Greqi. drejtohej nga

Policia greke ka arrestuar katër persona në Mykonos, mes tyre një shqiptar, pasi akuzohen për trafikim kokaine. Sipas mediave greke, shqiptari ishte drejtues i grupit kriminal dhe bëhet fjalë për shtetasin Gjergji Kapaj, 43 vjeç, emër i njohur për drejtësinë helene.

Policia greke angazhoi forcat speciale dhe drone për kontrolle dhe në ishull dhe në Athinë ku gjetën sasi të vogla lëndësh narkotike, mbi 300 gramë kokainë, 50 gramë marijuanë, metamfetaminë, materiale që përdoreshin për përgatitjen dhe paketimin e drogës, një armë zjarri dhe një kartë identiteti të falsifikuar.

Sipas mediave greke, grupi e blinte lëndën narkotike nga Holanda për ta transportuar më pas drejt kryeqytetit grek e më pas në Mykonos.

Hetimi për grupin e drejtuar nga Kapaj ka nisur në tetor të 2020, pas informacioneve të marra në rrugë operative nga autoritetet greke. Dyshohet, se në fund të muajit prill, ky grup ka sjellë nga Holanda 3 kg kokainë, ndërsa vlera totale e saj nëse do të hidhej në treg do të ishte 84 mijë euro.

Sa i përket shqiptarit Gjergji Kapajt, ai është një personazh mjaft i njohur në shtetin fqinj, pasi në viti 2012 u arratis nga spitali i burgut Trikalla. Ai i ka shpëtuar dhe një atentati në vitin 2017, ku asokohe, mbeti i vrarë shoku i tij Roland Shembitrasi.

Të fundit